Sugjerojmë:

Për të luftuar aknet me forcën e duhur, ju nevojitet kjo maskë natyrale me 3 përbërës!

Kanella largon bakteret, heq kërpudhat, viruset dhe inflamacionin. Mjalti përshpejton shërimin dhe pastron lëkurën. Limoni e bën lëkurën e ndritshme. Prandaj nëse jeni në kërkim të një maske natyrale, për të luftuar aknet e acaruara në lëkurën tuaj jeni në artikullin e duhur.

Çfarë ju duhet: 

  • 1 lugë kafe kanellë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • lëngu i 1 limoni

Çfarë duhet të bëni: 

  • I kombinoni të gjithë përbërësit në formën e një paste.
  • Aplikojeni në fytyrë, por shmangni zonën e syve.
  • E lini të veprojë për 15 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë. E fshini në fund me një peshqir të pastër.

Për rezultate të mira, përsëriteni këtë maskë dy herë në javë, çdo mbrëmje para se të flini!/neps.al 

Lini një koment