Për një fytyrë që rrezaton jetë, besojini maskës me karota
Përbërësit natyralë janë ata që i bëjnë më mirë lëkurës dhe janë lehtësisht të aksesueshëm. Dhe nuk ka nevojë të programoni një ditë përpara kohën për të bërë një maskë, mjafton të hapni frigoriferin. Le të zbulojmë së bashku se si të përgatisim në shtëpi një maskë me karota.
Karotat janë aleate të shkëlqyera të shëndetit të lëkurës falë beta karoten-it që e përmbajnë me shumicë si dhe shumë vitaminave të tjera.
Përbërësit për maskën me karota
Maska me karota ka nevojë për dy përbërës: karotat dhe mjaltin ose kosin. Të dy këta përbërës ofrojnë ushqyerje të lëkurës dhe e ndihmojnë maskën të jetë e plotë në mënyrë që të përhapet me lehtësi në fytyrë. Në rastin e mjaltit, mjafton vetëm një lugë kafeje, kurse në rastin e kosit mjafton gjysmë vaskete. Karota na duhen dy të mëdha ose tre të vogla.
Përgatitja e maskës
Karotat ziehen para se të përdoren: mjaft të t’i vendosni në një tenxhere me ujë pa shtuar kripë ose gjë tjetër. Pastaj pritini në copa dhe punojini në mikser ose frulator derisa të merrni një krem homogjen pa kokrriza. Më pas shtoni mjaltin dhe miksojini përsëri. Kështu keni krijuar një maskë homogjene.
Aplikimi i maskës
Maska është gati për t’u aplikuar në fytyrë. Kujdes, evitoni zonën e syve dhe lëreni për 10 minuta të veprojë. Ndërkohë relaksohuni dhe mbajini sytë mbyllur. Shpëlajni më pas me ujë të vakët dhe në fund me ujë të ftohtë, pasi rivitalizon lëkurën. Këshillohet ta aplikoni një herë në 5 ditë.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment