Sugjerojmë:

Për mëngjes, biskota me bajame të pjekura

Biskota me bajame të pjekura

Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 50 gram arra
  • 350 gram miell
  • 130 gram sheqer
  • 50 gram bajame
  • 60 gr gjalpë i shkrirë
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lëkurë portokalli
  • Një majë lugë gjelle sodë buke

Udhëzimet

1

Në një tas të madh kombinoni miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, lëkurën e portokallit dhe sodën e bukës. I punoni mirë për disa minuta.

2

Ndërkohë në një tavë vendosni frutat e thata dhe i fusni në furrë për 5 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

3

Hapni brumin dhe në mes i shtoni bajamet dhe arrat. Vazhdoni ta punoni përsëri brumin.

4

Ndajeni masën në toptha të vegjël sipas dëshirës.

5

I vendosni biskotat në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

6

Tani i fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Biskotat janë gati!

Lini një koment