Ne jemi çfarë pimë dhe çfarë hamë. Dhe të gjithë e dimë se mënyra më e mirë për të pastruar organizimin tonë është të konsumojmë pijet e duhura. Këtu keni një listë të pijeve që mund t’i përgatisni në shtëpi:
1.Pija ABC
Lëngu me mollë, panxhar dhe karrot njihet si “Pija magjike”. Prezantuar fillimisht nga specialistët kinezë si një luftuese e kancerit, ky lëng është i njohur për pastrimin e lëkurës, pastrimi e sistemit tonë dhe rrit energjinë.
2.Pija xhenxhefil dhe limon
Nuk ka asgjë për të cilën xhenxhefili nuk është i mirë. Është si një paketë me lëng ushqyese dhe vitamina. Limoni ka vitaminë C dhe disa multi-vitamina të tjera esenciale. Kjo është një pije që pastron sistemin, mbron dhe ndihmon në shëndetin e lëkurës.
3.Pija me karrotë
Karrotat kanë vitaminën B dhe Kalium. Një gotë në ditë parandalon aknet, ju mban larg plakjes dhe kontrollon dëmet nga dielli.
4.Pija me shalqi
Shalqiri ka vitaminën A dhe antioksidant. Duke marrë në konsideratë faktin që ky frut ka 92% ujë, është një nga pijet më shkëlqyese dhe të shëndetshme. Përbërja e tij kontrollon yndyrën në lëkurën tuaj, parandalon dëmet nga dielli dhe është një kurë shumë e mirë kundër plakjes.
5.Pija me portokall
Portokalli ka vitaminën C dhe ky lëng përmirëson cilësinë e lëkurës suaj. Në këtë mënyrë siguron një lëkurë të tendosur dhe pa rrudha.
Lini një koment