Sugjerojmë:

Patëllxhanë me salcë kosi dhe erëza

3 patëllxhanë
¼ gota vaj vegjetal
Kripë, piper i zi
Për salcën…
1 gotë kos
1 thelpi hudhër
1 lugë qimnon
2 lugë lëng limoni
2 lugë tahin

1.Marrim patëllxhanët, i lajmë dhe i presim duke hequr pjesën e tulit nga brenda.

2.I lyejmë me vaj, kripë dh piper dhe i futim për pak minuta të piqen në furrë.

3.Ndërkohë përgatitim salcën me kos.

4.Të gjithë përbërësit për salcën i futim në një enë, kos , hudhër, lëng limoni, qimnon, tahin, kripë dhe piper.

5.I përziejmë të gjithë përbërësit deri sa të krijohet një masë homogjene.

6.Pastaj nxjerrim nga furra patëllxhanët dhe i vendosim në një pjatë.

7.Sipër hedhim salcën e përgatitur dhe e zbukurojmë pjatën me majdanoz, menexhik dhe piper të zi.

Lini një koment