Tortë e thjeshtë me çokollatë
Ngroheni furrën në 180C. Lyeni me vaj dhe shtroni me letër kuzhine bazën e dy tavave rrethore me diametër 18 cm. Sitni miellin, pluhurin e kakaos dhe sodën në një tas. Shtoni sheqerin dhe përziejini mirë. Hapni...
Pastiçot janë gjithmonë zgjedhje të shijshme falë djathit apo proshutës që mund të kenë në përbërje, nuk kanë kosto të lartë dhe përgjithësisht i pëlqen e gjithë familja. Pastiçoja me salsiçe dhe patate që do të përgatisim sot, premton që do t’ju rrëmbejë zemrën sapo të shihni sipërfaqen e saj të thekërrisur bukur.
Merrni qepën, qërojeni dhe priteni në feta të holla. Më pas grini degët e rozmarinës dhe ato të sherebelës. Prisni për së gjati salsiçet, hiquni cipën dhe grijini me thikë.
Lani patate dhe pritini në feta me gjithë lëkurë. Gjatë kohës që i prisni në feta, futini në një enë me ujë që të mos nxihen.
Nxehni pak vaj në një tigan, më pas shtoni qepën e prerë në feta dhe lëreni të skuqet për 5-6 minuta në zjarr të moderuar derisa të bëhet e butë dhe transparente. Më pas shtoni salsiçen e grirë dhe bimët e grira aromatike.
Skuqini disa minuta dhe më pas shuajini me verën e bardhë. Lëreni mishin të gatuhet për 12 minuta, më pas fiknis sobën dhe lëreni tiganin mënjanë.
Merrni një tavë qelqi, lyejeni me vaj dhe spërkatini fundin dhe anët me bukë të thekur të grirë. Shtroni një shtresë patatesh të cilat ikeni kulluar mirë.
Hidhuni pak vaj sipër, kripë, piper, pak parmixhan të grirë dhe disa copa robiola të prerë në kubikë. Më pas vazhdoni me një shtresë salsiçesh.
Më pas vazhdoni përsëri me një shtresë patatesh, djathërash e salssiçeje derisa t përfundojnë gjithë përbërësit. Përfundojeni shtresën e fundit me djathë në sipërfaqe dhe hidhini piper.
Piqeni pastiçon në furrë të ngrohur në 180 gradë Celsuius për 40 minuta në pjesën qendrore të furrës. Pasi të ketë përfunduar pjekja, hiqeni nga furra dhe servireni të prerë në feta.
Ngroheni furrën në 180C. Lyeni me vaj dhe shtroni me letër kuzhine bazën e dy tavave rrethore me diametër 18 cm. Sitni miellin, pluhurin e kakaos dhe sodën në një tas. Shtoni sheqerin dhe përziejini mirë. Hapni...
Ngrohni vajin në një tenxhere të madhe mbi nxehtësinë mesatare. Shtoni qepën, karotën, preshin dhe pataten dhe gatuajini për 10 minuta derisa perimet të fillojnë të zbuten. Shtoni lëngun dhe gatuajeni për 10-15 minuta të tjera derisa patatet të...
Në tenxheren e vogël, bashkoni së bashku sheqerin, ujin dhe shtrydhni lëngun e limonit. Vendoseni në sobë mbi nxehtësinë mesatare të lartë. Lëreni të ziejë, më pas ulni menjëherë zjarrin dhe lëreni të ziejë për jo më shumë...
© 2023, Neps | All rights reserved | Design by Neps.al
Lini një koment