Sugjerojmë:

Pasta me sardele dhe hudhër

6 thelpinj hudhër
1/4 filxhan vaj ulliri
1 1/2 filxhan therrime buke
1/4 lugë çaji spec i kuq
Kripë
1 pako spageti të thatë
1 lugë çaji gjalpë
3 fileto sardele të konservuar
Lëng dhe tul limoni
1/3 filxhan parmixhano
1/3 filxhan majdanoz

Grini 3 thelpinj hudhër.

Në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare, ngrohni 3 lugë çaji vaj ulliri.

Shtoni thërrimet e bukës, hudhrën e grirë, specin e kuq dhe dhe kripën.

Gatuajini deri sa thërrimet të marrin ngjyrë të artë, rreth 3 minuta.

Hiqni bukën dhe vendoseni në një pjatë të veshur me leter dhe fshijeni tiganin.

Copëtoni thelpinjtë e mbetur të hudhrës.

Hidhni spagetit dhe zijini sipas udhëzimeve të paketimit, duke mbajtur së paku 1 filxhan ujë të pastave.

Ndërkohë, vini tiganin në zjarr dhe shtoni vaj të ulliri dhe gjalpë.

Kur gjalpi është shkrirë, shtoni fetat e hudhrës dhe sardelet.

Gatuajini deri sa sardelet dhe hudhra të jenë tretur, rreth 2 minuta.

Shtoni makaronat në tigan dhe hidhni lëng limoni, tul limoni, dhe parmixhano.

Shtoni ujin e pastave dhe hidhni majdanoz dhe 3/4 e thërrime të bukës.

Shërbejini menjëherë duke përdorur për dekor thërrimet e mbetura.

Lini një koment