120 gr pançetë të tymosur, të prerë në shirita të hollë të shkurtër
1 qepë e grirë hollë
1 thelpi hudhër, e grirë imët
2 lugë piper i kuq i ëmbël
800 g domate të konservuara të grira
parmixhiano i grirë, për ta servirur
Në një tenxhere me ujë të kripur gatuani spagetit duke ndjekur udhëzimet e paketimit. Ndërkohë, ngrohni vajin në një tigan të madh që nuk ngjit dhe gatuajeni pançetën për 3-4 minuta derisa të fillojë të skuqet. Përzieni qepën dhe gatuajeni për 3-4 minuta të tjera, më pas shtoni hudhrën dhe piperin e kuq dhe gatuajeni edhe për 1 min.
Hidhni në të domatet e copëtuara, lërini të ziejnë dhe të lëshojnë flluska për rreth 5 minuta derisa të trashet masa, duke e përzier herë pas here që të mos ngjitet në fund. Kulloni makaronat dhe i hidhni me salcë. Shërbejeni me parmixhiano, nëse dëshironi.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Komento