Sugjerojmë:

Pa miell dhe vetëm 4 përbërës, kjo është ëmbëlsira që ju duhet sot!

4 vezë
4 lugë sheqer
500 gr kos
3 lugë niseshte
Lëkurë portokalli
Për pjesën e sipërme mund të hidhni reçel sipas dëshirës
  1. Në një enë hidhni vezët, shtoni sheqerin dhe lëkurën e portokallit dhe përzijini mirë sa të tretet sheqeri.
  2. Më pas shtoni kosin dhe niseshtenë deri sa përzierja të njëtrajtësohet.
  3. Hidheni masën në një tavë dhe piqeni në 180 gradë për rreth 20 minuta.
  4. Pasi e nxirrni nga furra sipër mund t’i hidhni sheqer pluhur ose reçel sipas dëshirës.

Receta nga Mirela Andoni

Lini një koment