Kofshë viçi me kockë (4 copë, rreth 2 cm trashësi)
Qepë (1 e madhe, e grirë)
Karrota (2 të mesme, të grira)
Selino (1 degë, e grirë)
Domate të grira (400 g)
Lëng mishi (500 ml)
Vaj ulliri
Gjalpë (50 g)
Verë e bardhë (100 ml)
Miell për lyerje
Kripë dhe piper sipas shijes
Lëkurë limoni dhe majdanoz për dekorim (i grirë imët)
Lyejmë me miell copat e kofshës së viçit dhe i skuqim në vaj ulliri dhe gjalpë, derisa të marrin një ngjyrë të artë nga të gjitha anët. I vendosim mënjanë.
Në të njëjtin tigan, shtojmë qepën, karrotat dhe selinonë dhe i skuqim derisa të zbuten. Shtojmë verën e bardhë dhe e lëmë të avullojë. Pastaj, shtojmë domatet dhe i lëmë të ziejnë për disa minuta.
Kthejmë copat e mishit në tigan dhe shtojmë lëngun e mishit. E mbulojmë tiganin dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët për rreth 1.5 orë, derisa mishi të jetë i butë dhe të shkëputet lehtë nga kocka. Para se ta shërbejmë, e dekorojmë me lëkurë limoni të grirë dhe majdanoz të freskët.
Shoqërohet me: Risotto alla Milanese ose pure patatesh. Konsumohet si një pjatë kryesore tradicionale italiane.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Komento