Sugjerojmë:

Oriz me barishtet e kopshtit

Oriz me barishtet e kopshtit

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Tani është pranverë dhe nëpër kopshte gjen barishte të egra me vlera të mëdha për shëndetin si hithrat, mentet, asparagët e egër, trumza, lisna etj. Pse të mos i shfrytëzojmë ato në një pjatë si kjo me oriz dhe barishte?

Ingredientët

  • 300 gr oriz
  • 100 gr djathë grana
  • 10 bimë hithrash
  • Gjysmë qepe
  • 1 tufëz asparagë të egër
  • Pak brodo (lëng mishi)
  • 1 gotë verë e bardhë
  • Pak manxuranë e thatë
  • Pak mente
  • Pak trumëz
  • Pak lisën (bimë e egër e ngjashme me trumzën)
  • 1 lugë vaj ulliri e.v
  • Kripë

Udhëzimet

1

Grini të gjitha barishtet (hithrat, menten, manxuranën, trumzën) dhe pritni fundet e asparagëve. Skuqni hithrat për pak sekonda në vaj të nxehtë, kullojini dhe më pas kalojini në akull të grimcuar për t’u bërë krokante dhe për të mos u qullur.

2

Skuqni gjysmë qepe të grirë dhe shtoni orizin. Shuajeni me një gotë vere të bardhë dhe më pas shtoni një garuzhde brodo. Ziejeni për 20 minuta duke shtuar brodo herë pas here.

3

Hiqeni nga zjarri, shtoni bimët e grira dhe majat e asaparagëve, pak vaj ulliri dhe 100 gr djathë grana të grirë. Servireni nëpër pjata dhe shtoni në qendër të secilës hithrat kroaknte.

Lini një koment