1.Në një enë rrihni bashkë të verdhat e vezëve me pak kripë, piper dhe hudhër derisa të formohet një përbërje e fryrë dhe me ngjyrë të hapur.
2.Në një tjetër enë, rrihni të bardhat e vezëve me pak kripë derisa të formohet një masë që nuk bie nga tasi.
3.E shtojmë këtë përbërje në tasin me të verdha vezësh dhe e përziejmë me kujdes në mënyrë që të mos bjerë vëllimi.
4.Në një tigan të cekët, shkrijmë pak gjalp dhe hedhim në të 1/4 e përbërjes me vezë.
5.Sapo omëleta të fillojë të mpikset, e kthejmë nga ana tjetër, dhe vendosim në mes të saj 2 feta proshutë, pak djathë të grirë dhe e palosim në formë libri duke e gatuar edhe për 1 minutë tjetër.
6.E shërbejmë të ngrohtë shoqëruar me sallatë të stinës.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment