Sugjerojmë:

Omëletë me domate qershi për mëngjes plot shije

3 domate qershi
2 degë borzilok
2 vezë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

1.Pritini domatet përgjysmë në një dërrasë për prerje.

2.Gjithashtu prisni hollë edhe borzilokun dhe lëreni mënjanë.

3.Shtoni vezët në një enë sëbashku me pak kripë dhe piper të zi dhe rrihini për pak minuta.

4.Vendosni një tigan në zjarr dhe shtoni në të ½ lugë gjelle vaj ulliri. Hidhni në të domatet dhe gatuajini për rreth 1 minutë.

5.Spërkatini me borzilokun e prerë dhe hidhni më pas edhe vezët e rrahura.

6.Përzijii ngadalë me anë të një spatulle derisa vezët të gatuhen plotësisht.

7.Vendoseni në një pjatë për servirje dhe omëleta është gati për t’u shërbyer.

Lini një koment