Sugjerojmë:

Nuk ka nevojë për dieta të gjata detox, kjo pije pastron organizmin nga toksinat

Detoksifikimi është një proces i rëndësishëm sepse ka të bëjë me largimin toksinave përmes organeve të eliminimit: lëkurës, mushkërive, veshkave dhe mëlçinë, por ndonjëherë nuk mjafton vetëm puna e organeve pasi mjedisi është i mbingarkuar me ndotës e kimikate.

Sot po flitet shumë për dietat detoksifikuese, por kjo pije me katër përbërës që do t’ju prezantojmë sot, është një prej metodave më të vlefshme të detoksifikimit. Përveçse neutralizon toksina, ajo përmirëson funksionin e sistemit tretës dhe ndihmon në përmirësimin e absorbimit të nutrientëve vitalë në ushqimet që hamë.

Gjithashtu, na jep energji. Jeta sedentare që bëjnë shumë prej nesh, promovon akumulimin e toksinave pasi organet e eliminimit nuk funkisonojnë në mënyrë optimale dhe nuk kemi mjaftueshëm energji. Më poshtë do të gjeni recetën e pijes të cilën duhet ta pini kur zgjoheni, para se të hani mëngjes. Sigurohuni të zgjidhni përbërës organikë për përgatitjen e saj:

Përbërësit:

  • 4 mollë mesatare
  • 1 limon
  • 3 lugë çaji xhinxher i grirë
  • 1 gotë ujë

Përgatitja:

Qëroni limonin. Prijeni në copa dhe të njëjtën gjë bëni dhe me mollët.

Frulojini të gjitha në blender.

Lini një koment