Sugjerojmë:

Një recetë fantastike në këtë prag festash me ftonj

1 ftua
2-3 yje Anise
4 karafil
5-6 lugë sheqer
2.5 gota ujë

1.Pastrojmë ftonjtë mirë, i presim në gjysmë dhe iu heqim pjesën e fortë të brendshme.
2.Presim pakëz fare me thikë pjesën e pasme që të rrinë drejt vendosur mbrapsht dhe i bëjmë vrima të vogla në sipërfaqje në mënyrë që të zbutet më thjesht dhe më uniformë.
3.I vendosim në një tigan/tenxhere të thellë dhe i shtojmë karafil, yll Anise dhe kanellë për aromatizim dhe gjysëm gote. I lemë për pak minuta me kapak që ftonjtë të zbuten dhe më pas shtojmë nga dy tre lugë sheqer në çdo ftua.

4. Shtojmë dy gota ujë dhe i lemë sërisht.

5.Kur uji nis të pakësohet, e hedhim pak nga pak tek çdo ftua që sheqeri të shkrijë dhe kthejmë herë pas here që ftonjtë të gatuhen në mënyrë homogjene dhe të marrin kudo ëmbëlsi.
6.Ndërkohë sheqeri do nisë të karamelizohet prandaj do i lemë të gatuhen derisa masa të trashet dhe më pas ftoin do e kalojmë në enën e servisjes dhe do spërkasim mbi të karamelin e aromatizuar që mbetet në enë.
7.Për shije të shtuar shtojmë një krem shoqërues.

Lini një koment