Një recetë fantastike në këtë prag festash me ftonj
1 ftua
2-3 yje Anise
4 karafil
5-6 lugë sheqer
2.5 gota ujë
1.Pastrojmë ftonjtë mirë, i presim në gjysmë dhe iu heqim pjesën e fortë të brendshme. 2.Presim pakëz fare me thikë pjesën e pasme që të rrinë drejt vendosur mbrapsht dhe i bëjmë vrima të vogla në sipërfaqje në mënyrë që të zbutet më thjesht dhe më uniformë. 3.I vendosim në një tigan/tenxhere të thellë dhe i shtojmë karafil, yll Anise dhe kanellë për aromatizim dhe gjysëm gote. I lemë për pak minuta me kapak që ftonjtë të zbuten dhe më pas shtojmë nga dy tre lugë sheqer në çdo ftua.
4. Shtojmë dy gota ujë dhe i lemë sërisht.
5.Kur uji nis të pakësohet, e hedhim pak nga pak tek çdo ftua që sheqeri të shkrijë dhe kthejmë herë pas here që ftonjtë të gatuhen në mënyrë homogjene dhe të marrin kudo ëmbëlsi. 6.Ndërkohë sheqeri do nisë të karamelizohet prandaj do i lemë të gatuhen derisa masa të trashet dhe më pas ftoin do e kalojmë në enën e servisjes dhe do spërkasim mbi të karamelin e aromatizuar që mbetet në enë. 7.Për shije të shtuar shtojmë një krem shoqërues.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment