Sugjerojmë:

Ngrirja e hudhrave, trendi special i kuzhinës që amvisat duhet ta praktikojnë!

Të ngrish hudhrat? Po po. Sikurse jeni mësuar të ngrini erëzat e tjera, duhet të filloni të praktikoni edhe ngrirjen e hudhrave.

Kështu shmangni atë procesin jo edhe aq të këndshëm të qërimit të hudhrave dhe ato nuk do ju mungojnë në asnjë recetë.

Si fillim duhet të qëroni hudhrat mirë.

Kujdes! Hudhrat nuk duhen të kenë asnjë njollë kafe. Më pas i shpëlani mirë.

Kalojini hudhrat në një procesor ushqimi për t’i bërë një pastë kremoze.

Mjaftojnë 1 minutë që hudhrat të jenë gati.

Masën e hudhrave e kaloni në qese të vogla që mbyllen mirë. Çdo qese duhet të ketë 1 lugë gjelle nga pasta e hudhrave dhe shtypeni me dorë që të përhapet në të gjithë sipërfaqen e qeses.

Hudhrat ruhen në ngrirje deri në 3 muaj (për një shije të mirë). Për mos ta harruar, vendosni sipër datën në të cilën përgatitët hudhrat.

Burimi: feelgoodfoodie.net

Lini një koment