Nga pakësimi i kripës tek eliminimi i qumështit, ja hapat që duhet të ndiqni për një bark të sheshtë!

Nuk është nevoja  të shqetësoheni për yndyrën tuaj të barkut, për sa kohë që ju i ndiqni këto këshilla:

Pakësoni kripën
A jeni të vetëdijshëm se marrja e tepërt e kripës çon në mbajtjen e ujit në trupin tuaj? Pra, mos shtoni shumë kripë në ushqimin tuaj, thjesht shmangni kripën sa më shumë që të jetë e mundur.

Konsumoni më shumë fruta
Ngrënia e frutave është gjëja më e mirë që mund të bëni! Megjithatë, ju duhet të jeni tepër të kujdesshëm kur vjen puna te zgjedhja e frutave, pasi jo të gjitha frutat janë të përshtatshme për humbjen e peshës. Për shembull, konsumi i mollës ose dardha mund të kompromentojë procesin e djegies së yndyrnave, pasi ato janë të larta në fruktozë.

Hiq qumështin dhe nënproduktet e qumështit
Po, edhe pse qumështi është një pije e shëndetshme ju duhet ta shmangni atë për të patur një stomak të sheshtë. Marrja e qumështit mund të çojë në gazra. Më mirë konsumoni kos në vend të saj.

Hiqni ushqimet e përpunuara, kafen, sheqerin dhe alkoolin
Shkrirja e yndyrës së barkut ende kërkon disa sakrifica, duke përfshirë uljen e sasisë së kafesë dhe alkoolit. Ushqimet e përpunuara stimulojnë procesin e grumbullimit të yndyrës, e cila nga ana e vet çon në bark. Për më tepër, sheqeri i rafinuar është një tjetër pengesë në procesin e shkrirjes së yndyrës. Prandaj, duhet t’i shmangni këto produkte.

Lini një koment