Ju mund të shkoni në palestër, të visheni bukur apo të bëni një make up të bukur, por prapë nuk do të jeni në gjendjen tuaj më të mirë . Sepse ushqimet kanë një ndikim madhor në pamjen tuaj dhe rrezatimin e trupit tuaj. Që të shkëlqeni dhe të dukeni gjithmonë të bukur konsumoni sa më shumë këto produkte ushqimore:
1.Kos

Dietologët këshillojnë kosin grek , pasi është i mbushur me proteina dhe ka shije të mirë . Por gjithashtu përmban shumë aminoacide, të cilat janë të mira për të hequr qafe rrathët e sy poshtë syve.
Nëse keni planifikuar një natë të gjatë jashtë , në mëngjes hani një kos grek dhe fytyra juaj nuk do ta ndiejë lodhjen.
2.Fasule

Fasulet dhe shumë bishtajore të tjera janë të mbushura me përbërës si proteina, zinku, hekuri dhe biotina, që ju japin flokë më të gjatë dhe më të fortë, sipas ekspertëve të shëndetit.
Përzieni disa fasule në sallatën tuaj ose pë rzijini me pak vaj ulliri dhe kripë për një meze të lehtë.
3.Ujë

Kemi dëgjuar shumë njerëz që betohen se sekreti i tyre i bukurisë është konsumimi i ujit. Dietologët thonë se uji është padyshim vendimtar për bukurinë . Kur ju jeni të hidratuar, metabolizmi juaj funksionon në mënyrë më të mirë, duke ju mbajtur në formë të shkëlqyeshme dhe dinjitoze.
4.Brokoli

Kjo perime e gjelbër është e ngarkuar me antioksidantë si vitamina C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit tuaj të gjakut.
5.Luleshtrydhet

Nese nuk pëlqeni perimet e gjelbërta, luleshtrydhet janë gjithashtu të mbushura me vitaminë C.
6.Salmon

Ky peshk i shijshëm është i mbushur me omega-3, të cilat ndihmojnë në luftimin e stresit dhe ju vë në një gjendje shpirtërore të mirë. Trupat tanë nuk mund të bëjnë vetë omega-3, prandaj është e rëndësishme që të marrim këtë vitaminë nga ushqime të tjera.
Lini një koment