Nëse doni flokë të shëndetshëm dhe të gjatë këto janë 7 ushqimet që i duhen dietës tuaj

Flokët e gjata, të forta dhe me shkëlqim janë pothuajse ëndrra e të githa femrave, por jo të gjitha kanë mundësi t’i kenë natyralisht.

Natyrisht, është e rëndësishme të mbani kokën tuaj të shëndetshme, por është gjithashtu e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje dietës suaj. Ju mund të keni flokë të thatë, të butë, ose të mëndafshtë  dhe të gjitha këto janë shenja të shëndetit tuaj.

Çdo fije floku është e përbërë nga qelizat që përmbajnë një proteinë të fortë të quajtur keratin dhe ata duhet të ushqehen vazhdimisht me minerale dhe vitamina për t’i bërë flokët tuaj të gjatë dhe të fortë.

Ne kemi listuar disa ushqime për rritjen e flokëve, të cilat ju duhet patjetër t’i shtoni në dietën tuaj të përditshme.

1.Vezët

Vezët përmbajnë proteina dhe flokët kanë nevojë për proteina, prandaj është e rëndësishme të siguroheni që keni mjaft proteina në dietën tuaj. Proteina është blloku i ndërtimit të flokëve dhe vezët janë një nga burimet më të pasura natyrore të proteinave.

2.Spinaqi

Hekuri është një mineral esencial që kërkojnë qelizat e flokëve. Në fakt, mungesa e hekurit në trup mund të shkaktojë humbje të flokëve. Kur trupi humbet hekur, oksigjeni dhe lëndët ushqyese nuk transportohen në rrënjët e flokëve dhe kështu pengohet rritja e tyre.

3.Agrumet

Frutat agrume ju duhen për të marrë dozën e vitaminës C

Trupi juaj kërkon Vitamina C për thithjen e hekurit ndaj ju duhet të shtoni fruta agrume në dietën tuaj. Nutricionistët rekomandojnë që një limon në ditë është i mjaftueshëm për të marrë dozën tuaj të përditshme të Vitaminës C.

Vitamina C është e nevojshme edhe për prodhimin e kolagjenit që prodhojnë kapilarë që lidhen me boshtet e flokëve, duke siguruar furnizim të rregullt të ushqyesve dhe rritjen e shpejtë të flokëve.

4.Arrat dhe farat

Arrat dhe farat pëmbajnë acidet yndyrore Omega-3. Acidet yndyrore Omega-3 ushqejnë flokët dhe  arrijnë të trashin qimet.

5.Drithërat

Drithërat janë të pasura biotin, hekur, zink dhe vitamina B. Biotina është e nevojshme për përhapjen e qelizave dhe luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e aminoacideve të cilat kërkohen për rritjen e flokëve.

6.Karrotat

Pini lëng karrote çdo ditë për rritjen e shpejtë të flokëve. Karrotat janë të pasura me vitaminë A dhe indet e flokëve kërkojnë këtë vitaminë që çdo qelizë të rritet.Ajo gjithashtu ndihmon kokën të prodhojë vajin natyral sebum që e mban atë dhe rrënjët e shëndetshme dhe siguron rritjen e flokëve.

7.Avokadot

Avokado është plot me vitamina E, e cila përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon folikulat të punojnë në mënyrë më efikase për të nxitur rritjen e flokëve. Ajo gjithashtu mban nivelin e bilancit të vajit dhe PH që nëse tejkalon mund të bllokojë folikulat e flokëve dhe të ndalojë rritjen e tyre.

Lini një koment