Në tryezën e Xhemi Shehut: Si të gatuajmë ëmbëlsirën e preferuar të moderatores

Të gjithë kemi një ushqim apo ëmbëlsirë të preferuar, kështu edhe moderatorja Xhemi Shehu zgjedh gjithmonë bakllava kur vjen puna tek ëmbëlsirat.

Vetë Xhemi ka publikuar një foto ku i është futur me kokë pjatës të mbushur të gjithë me bakllava dhe shkruan ” Jeta e barabartë me bakllava”, mesa duket ajo e harron dietën për bakllava.

Recetën për bakllava e gjeni mëposhtë:

Ingredientët

  • 1 pako me petë për bakllava afërsisht 500 gr, në temperaturë ambienti (mjaftojnë 13/15 petë) ●
  • 300 gr arra të qëruara dhe të ndara në thërrime të mëdha
  • 200 gr gjalpë i tretur
  • Për kremin:
  • 2 vezë
  • 280 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë i tretur
  • 300 ml pana
  • 1 bustinë sodë për torta të ëmbla
  • Për sherbetin:
  • 400 gr ujë
  • 450 gr sheqer
  • 1 lugë lëng limoni

Udhëzimet

1

Përgatisim sherbetin duke përzier në një tenxhere sheqerin, ujin dhe lëngun e limonit.

2

E lëmë të ziejë me flakë të mesme për 15 minuta pasi të ketë marrë valë.

3

E lëmë mënjanë të ftohet.

4

Lyejmë tavën me gjalpë.

5

Hapim petën e parë në tavolinë, palosim për 3 cm petën në anën më të shkurtër të saj, vëmë pak arra dhe e palosim petën sipër, vazhdojmë kështu duke e mbushur dhe duke e palosur për gjithë gjatësinë e petës, e vendosim në tavë dhe kështu vazhdojmë dhe me petët e tjera deri sa të mbushet tava.

6

I spërkasim sipër me gjalpë.

7

Tava do të piqet me dy faza

8

E pjekim në furrën e ngrohur më parë me 180°C për 15 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë sipër.

9

Gjatë kësaj kohe përgatisim kremin që do t’i hedhim sipër duke përzier me rrahësin e vezëve me dorë: vezët me sheqerin, panën, gjalpin dhe sodën të cilën e shtojmë me sitë.

10

Pasi të kenë kaluar 15 minuta që e kemi vënë tavën në furrë, e nxjerrim nga furra, i hedhim kremin e përgatitur sipër dhe e vëmë të piqet edhe 15/20 minuta të tjera ose derisa të shohim që kremi është mpiksur.

11

Pasi ta kemi nxjerrë nga furra e lëmë të ftohet për 10 minuta dhe më pas i hedhim sherbetin e ftohtë që kishim lënë mënjanë. E lëmë të thithë sherbetin të paktën për 3-4 orë ose deri të nesërmen.

Lini një koment