Ushqimi është një dashuri më vete, pa të cilën e kemi të pamundur të jetojmë! Persona të ndryshëm kanë shije të ndryshme dhe sigurisht që edhe dukesha e Sussex, Meghan Markle ka shijet e saj të veçanta.
Thuhet se Meghan “vdes” për frutat e detit sidomos makaronat me fruta deti, megjithëse familja mbretërore nuk i’a lejon më konsumimin e frutave të detit.
Gjithsesi makarona me fruta deti si të preferuarat e Meghan mund t’i gatuani kështu:
Ingredientët
- Majdanoz, një tufë e vogël
- 1 spec djegës
- 2 thelpinj hudhër
- 1kg midhje
- 8 kallamarë
- 8 karkaleca
- 1 gotë verë e bardhë
- 400 gr spageti
- 12 kokrra domate qershiza
- Vaj ulliri,
- Piper i bardhë
Udhëzimet
1
Lani mire frutat e detit.
2
Midhjet i pastroni mirë me ujë të bollshëm.
3
Kallamarët i ndani në unaza, ndërsa karkalecat i qeroni, por pa i prerë.
4
Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqni hudhrën e shtypur dhe specin djeges të grirë imët.
5
Shtoni në fillim midhjet, kallamaret dhe karkalecat dhe i sperkatni të gjitha me verë dhe i lini të ziejnë me flakë të ngadaltë.
6
Kur vera të ketë avulluar, shtoni domatet qershiza të ndara ne mes dhe majdanozin e grirë imët.
7
I lini edhe pak në zjarr, që të përzihen shijet.
8
Ndërkohë zieni spagetit, i kulloni dhe i hidhni ne tenxheren ku janë frutat e detit.
9
E kaloni tenxheren per dy minuta ne zjarr, me pas e fikni dhe lërini spagetit për dy minuta që të marrin shijen e frutave të detit.
10
Shërbejini duke i shtuar pak vaj ulliri, piper të bardhë dhe majdanoz të grirë.
Lini një koment