Sugjerojmë:

Ja si të hiqni kripën e tepërt nga gjella juaj

Jam e sigurtë që të gjitha amvisave, ashtu si edhe mua u ka ndodhur që i kanë hedhur gjellës më shumë kripë nga sa duhej… Dhe kjo të çon dëm të gjithë punën, gjella do të jetë një tmerr, shija vetëm kripë dhe asnjë nuk do të mund ta hajë më.

E di, një ngjarje aspak e këndshme sidomos kur dreka/darka është shumë afër dhe të gjithë po presin gatimin tënd.

Por e dini çfarë, kam një ide fantastike si ta heq kripën e tepërt nga gjella dhe s’keni për ta besuar…

1.Pasi e keni kriposur gjellën tuaj mjafton të merrni një patate mesatare dhe ta ndani në gjysëm.

2.Pasi e keni qëruar dhe e keni larë futeni pataten në gjellën që vazhdon të zihet.

3.Patatja ka aftësinë të thithë të gjithë kripën e tepërt dhe gjella juaj do të marrë shije fantastike.

4.Pasi gatimi të ketë mbaruar hiqeni pataten nga gjella dhe tashmë e këni gati për ta servirur.

Lini një koment