Sugjerojmë:

Në kërkim të: Peshkut më të mirë në Tiranë!

Ka një arsye përse jemi të gjithë ndjekës të Neps.al: Na pëlqen ushqimi i mirë, apo jo?!
Por përveçse ta gatuajmë atë me recetat që stafi ynë sjell çdo ditë, përse të mos braktisim herë pas here tenxheret e tiganët dhe ta shijojmë diku tjetër një ushqim të shijshëm, të përgatitur nga profesionistët e vërtetë?

Ndaj Neps.al, çdo javë do të jetë në kërkim të ushqimeve më të mira në Tiranën tonë të dashur, në një guidë për të provuar çdo gjë të shijshme që kryeqyteti ka për të na ofruar!

Sot jemi në kërkim të…. Peshkut më të mirë në Tiranë!

Peshku ka acide të larta yndyrore të omega-3, të cilat zvogëlojnë inflamacionin, mbrojnë zemrën dhe shmangin sëmundjet kronike. Vitamina D që gjendet tek to, ju ndihmon për një gjumë të shëndetshëm. Proteinat e peshkut na ndihmojnë të kemi linja elegante dhe muskuj të fortë. Peshku ka një shije të mirë dhe konsiderohet absolutisht si një superushqim, duke mposhtur bindshëm mishin e kuq. Atëherë ku mundemi të konsumojmë një peshk të mirë dhe të freskët?

Eden Breeze Restorant

Nëse shkon tek “Eden Breeze” një opsion është levreku i zgarës. Perimet e pjekura së bashku me peshkun janë një ndër kombinimet më të mira për trupin dhe mendjen tuaj. Mos harroni se levreku është 1 ndër peshqit më të shijshëm që rritet në detet tona.

Rozafa

Sapo afrohesh tek restoranti që gjendet tek “Myslym Shyri” është e pamundur të mos tundohesh nga aroma e parezistueshme e kocës apo levrekut të skarës, karkalecave të detit apo açukeve. Peshku i “Rozafës” gjuhet në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit.

Që në hyrje qendron një vitrinë-frigorifer ku mund të njiheni me të gjitha llojet e pafundme të peshqve që ofron restoranti. Madje Rozafa ofron mundësinë që ta blesh të freskët e ta gatuash në shtëpi.

Mos harro se peshkun e Rozafës mund ta porosisësh edhe nga telefoni nëse ke shkarkuar SnapFood. 

 

 

Lini një koment