Sugjerojmë:

Në kërkim të: Tortave më të mira në Tiranë!

Ka një arsye përse jemi të gjithë ndjekës të Neps.al: Na pëlqen ushqimi i mirë, apo jo?!
Por përveçse ta gatuajmë atë me recetat që stafi ynë sjell çdo ditë, përse të mos braktisim herë pas here tenxheret e tiganët dhe ta shijojmë diku tjetër një ushqim të shijshëm, të përgatitur nga profesionistët e vërtetë?

Ndaj Neps.al, çdo javë do të jetë në kërkim të ushqimeve më të mira në Tiranën tonë të dashur, në një guidë për të provuar çdo gjë të shijshme që kryeqyteti ka për të na ofruar!

Sot jemi në kërkim të…. Tortave më të mira në Tiranë! 

Të festosh ditëlindjen pa një tortë as që mund të konceptohet. Të martohesh pa një tortë gjigante, dy, tre, katër apo pesë katëshe, është një çmenduri. Të të sjellin një tortë pa një shkak dhe të mos lumturohesh është thjesht e pamundur!

E në fakt, tortat janë sekreti i lumturisë! Asnjë ditë pozitive, nuk mund të mendohet pa to. Shijet apo dizajni kanë përparuar aq shumë, saqë për shumë prej tyre, duhet të kesh guxim për t’i provuar! Arsyeja? Shpesh ekstravaganca e përbërësve, ngjyrave, kompozimit, shijeve dhe dekorit thyen limitet e imagjinatës sonë.

Por nëse Nepsi na shkoi për një tortë të miiiirë, ku duhet t’i drejtojmë këmbët?

Neps.al ju ndihmon me 6 ide të mira:

Nela Pastry & Bakery

Tek tortat e Nelës është e mundur të realizohet çdo gjë. Nëse ju doni ta personalizoni këtë ëmbëlsirë me një tematikë të caktuar, atëherë çdo detaj i menduar me kujdes nga Nela do të jetë tërësisht i ngrënshëm. Pra edhe 500 që po shihni në foto. Jo keq apo jo?

Lajmi më i mirë është se tortat e Nelës, ju mund t’i porosisni edhe nga celulari. Po si është e mundur kjo?

Duke shkarkuar falas aplikacionin e njohur SnapFood nga smartphoni juaj, ju mund të porosisni tortën tuaj të preferuar, pasi jeni njohur me përbërësit dhe çmimet (që meqë ra fjala janë shumë ekonomike).

Pasticeri “Mon Amour”

E nëse mendja ju ka vajtur për një tortë me stika, “Mon Amour”, është vendi ku duhet të drejtoheni menjëherë.

Tortat këtu seç kanë një magji, që në fillim të bëjnë me vete me shikim të parë, pastaj dashurohesh me shijen, e kështu lind një histori dashurie e përjetshme me “Mon Amour”, nga e cila vështirë të ndahesh.

Por prit se këtu nuk do të gjeni vetëm tortë me stika. Edhe me arrë kokosi, vanilje, çokollatë, apo torta të personalizuara janë disa nga mijëra shijet që mund të provoni në këtë pastiçeri.

Pasticeri Nefeli

Po sikur të të them që pijen e famshme “Sex on the beach” mund edhe ta hash? Po, po vetëm tek tortat e Nefelit! Një shije freskuese, që na nevojitet këto ditë të gushtit. Prandaj herës tjetër që do të bie rruga nga “Komuna e Parisit”, mos e lër pa provuar këtë tortë të veçantë.

Pastelitos Cake Boutique

Pastelitos është e gjitha për shije të rafinuara! Tortat këtu janë si mini-vepra arti çka rrit gjithnjë e më shumë kuriozitetin për t’i provuar. Pas shijeve të tortave fshihen botë të tëra që eksplorohen me një kafshatë. Pasi t’i kesh provuar, do të kuptosh që pandispanja është një pikë e fortë e kësaj pastiçerie.

E kush tha që tortat nuk na bëjnë për të qeshur?

Të paktën kjo e fundit është e sigurt që ndodh tek Pastelitos!

Pastel Pastry & Bakery Shop

Tek “Pastel” mes shumëllojshmërisë së tortave që mund të provoni, ne ju sugjerojmë tortën me çokollatë dhe arrë kokosi.

Kjo dyshe ju bën për vete menjëherë dhe do të kthehet në tortën tuaj të preferuar sa herë që keni një gëzim familjar!

Por edhe “Black Forest”, nuk do të ishte keq….

Për t’i shkurtuar vetes kohë, shkarko aplikacionin SnapFood dhe porosit me një klik tek “Pastel” . 

Kështu do të zbulosh menunë e gjatë, çmimet dhe racionet përkatëse për secilën tortë.

Pastiçeri Arbi

E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Pastiçeri “Arbi” në rrugën e Dibrës, është shumë e famshme për tortat e saj. Pas një dyqani të vogël, rradha është e gjatë për të provuar tortat me fruta, me çokollatë, vanilje, tortat e ngrira dhe sigurisht tortat e personalizuara.

Shija dhe cilësia e tortave tek “Arbi” është absolute! Dhe të mendosh që çmimi i tyre nis vetëm nga 700 lek të vjetra…/neps.al 

Lini një koment