Sugjerojmë:

Në 60-vjetorin e saj, Barbie vjen si çokollatë me 4 shije

Ka mbushur 60 vjeç, ka qenë presidente e Shteteve të Bashkuara para se Hillary Clinton të kandiondte dhe austronaute përpara Samantha Cristoforetti, megjithatë vazhdon të mbetet më e reja dhe më ‘pop’ nga të gjitha: kush tjetër përveç Barbie? Ishte 9 Mars 1959 kur Barbara Millicent Roberts (ky është emri i saj i vërtetë) u prezantua në Panairin e Lodrave në Nju Jork  dhe për të festuar ditëlindjen e kukullës më të dashur (por ndonjëherë edhe më të urryer) të planetit u krijua një koleksion çokollatash.

Fabrika e çokollatave Luigi Zaini ka krijuar 4 lloje çokollatash artizanale, secila e inspiruar nga një Barbi ikonike. E para është ‘Barbie Original’, e cila është Barbie e parë e hedhur në treg më 1959, 50% fondente me zemra ngjyrë rozë. Tjetra është ‘Barbie Day to Night’ e cila në vitin 1985 përfaqësonte gruan menaxhere e gatshme të shndërrohej për netët metropolitane post zyrë, të cilën Zaini ka menduar ta sjellë në variantin me qumësht dhe trëndafila të karamelizuar.

Çokollata me qumësht dhe kokoshka përfaqëson ‘Barbie Totally Hair’, atë me flokë të gjatë deri tek këmbët e cila doli në shitje në vitin 1990 dhe mbetet më e shitura në botë. Në fund, vjen çokollata e zezë me pepite sheqeri të arta dhe lidhet me ‘Barbie Austronaut’.

Lini një koment