Sugjerojmë:

Mrekullia e lëngut të ananasit tek fëmijët tuaj!

Temperaturat e ulëta kanë pushtuar vendin dhe rreziku që fëmijët tuaj të preken nga gripi sezonal është i lartë. Për të forcuar së tepërmi sistemin e tyre imunitar, duhet të përdorni tek ta, lëngun e ananasit.

Ky i fundit përmban një element të quajtur bromelain i cili ka veti të forta anti-inflamatore. Lëngu i ananasit mund të zvogëlojë mukozën në fyt dhe të lehtësojë kollën tek fëmijët.

Nëse shikoni që lëngu nuk është i mjaftueshëm, për të patur rezultate të mira brenda një kohe të shkurtër, atëherë i shtoni pak xhinxher pluhur dhe mjaltë.

Është e rëndësishme të siguroheni që fëmija juaj të mos jetë alergjik ndaj ananasit, para se të përdorni këtë metodë./neps.al 

Lini një koment