Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se të hash shumë në darkë të lë pa gjumë, pasi disa ushqime janë mjaft të vështira të treten, aq më tepër në darkë kur mundësia për aktivitet fizik është zero. Megjithatë ka disa ushqime specifike të cilat rekomandohen të mos hahen para gjumit, pasi janë të rënda për stomakun.
Mëposhtë po ju sjellim listën e këtyre 5 ushqimeve:
1.Brokoli dhe lulelakra
Sipas një studimi të ri, disa perime është më mirë që të hahen vetëm në drekë. Ndër ta janë brokoli dhe lulelakra, pasi kanë shumë fibra të patretshme dhe nëse i konsumoni përpara se të flini, trupi juaj do të jetë ende duke punuar për tretjen e tyre, ndërkohë që ju bëni një gjumë të parehatshëm.
2.Mish i kuq
Ka shumë proteina dhe ka efekt të njëjtë në trup me atë të brokolit dhe lulelakrës.
3.Salcë domatesh
Salca e domateve duhet shmangur në darkë pasi ka shumë aciditet. Nëse doni të hani makarona me salcë, të paktën konsumojini 3 orë përpara se të flini. Edhe ushqimet pikante ju lënë pa gjumë natën, pasi ngrenë temperaturën e trupit.
4.Çokollatë e zezë
Është mirë që të konsumohet gjatë ditës, pasi përmban kafeinë dhe ju jep shumë energji, që në mes të natës nuk ka ç’ju duhet. Thjesht do ju mbajë zgjuar.
5.Alkool
Edhe pse një gotë me verë mendohet se të bën të flesh më mirë, alkooli është shumë i keq për gjumin dhe ka ndikim negativ në fazat e gjumit REM.
6.Pijet me gaz
Të gjithë e dimë se pijet e gazuara nuk janë të mira për organizmin. Duke qenë se kanë shumë sheqer, jo vetëm që ju shëndoshin dhe ju krijojnë probleme me sheqerin në gjak, por edhe shqetësojnë gjumin.
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment