Mishi po konsumohet gjithnjë e më shumë. Ja ku renditet Shqipëria mes shteteve Evropiane

Në shkallë globale, konsumi mesatar i mishit për një banor është rritur me rreth 20 kg që nga viti 1961, në krahasim me personin që mesatarisht konsumon rreth 43 kg mish në vitin 2014, sipas të dhënave të OKB-së.

Për vendet ku të dhënat ishin të disponueshme, Spanja dhe Austria kishin konsumin mesatar më të lartë në kontinentin evropian. Përkatësisht 94.04 kg dhe 90.87 kg.  Mes konsumatorëve më të ulët të mishit ishin Bosnja dhe Hercegovina (32.21 kg), Azerbajxhani (31.1 kg) dhe Gjeorgjia më e ulëta (27.89 kg).

Vendet në lindje kanë një konsum shumë më të ulët për person, krahasuar me homologët e tyre perëndimorë, gjë e cila mund të justifikohet me të ardhurat mesatare.  Në Francë, konsumi mesatar vjetor i mishit për banor ka rënë vazhdimisht nga viti 2008 (91.02 kg në person) deri në vitin 2013 (86.76 kg).

Ndërsa në Britaninë e Madhe, konsumi vjetor i mishit gjatë viteve të fundit ka luhatje, duke mbetur rreth 10 kg më i lartë se mesatarja vjetore në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90.

Related image

Po Shqipëria? Rezulton se ne shqiptarët konsumojmë mesatarisht 61.96 kg për kokë. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi mban vendin e parë me mbi 80
kilogramë mish.

Teksa opinioni publik ndaj mishit mund të ndryshojë, evropianët ende konsumojnë më shumë mish sesa disa dekada më parë, veçanërisht në perëndim!/neps.al

Lini një koment