Sugjerojmë:

Mes ushqimit italian dhe tingujve të pianos: Sapo gjetëm një copëz Itali në mes të Tiranës

“Më thërrisni Tina” dhe nën aromën e duhanit, nisi një bisedë diku tek 30 minuta. Mësova shumë dhe për fat të keq edhe nga ato prapaskenat e të bërit biznes në Shqipëri. Nuk është aspak e lehtë sigurisht. Këtë frazë e kisha dëgjuar shumë, por ta dëgjoja edhe njëherë nga afër nga një grua kokëfortë, që mes gjithë pengesave që kishte hasur nuk ishte dorëzuar kurrë, ishte tjetër gjë.

Tina kishte jetuar mbi 25 vite në Itali. Ajo u njoh me bashkëshortin e saj italian në Shqipëri në vitin 1991, kur punonte edhe si pedagoge pianoje. Kuzhina nuk është një pikë e fortë e saja, por kjo s’ishte aspak një pengesë që të vinte një gur në vendin e saj.

Image may contain: table and indoor

“Pse zgjodhe të investosh në Shqipëri pas kaq shumë vitesh në Itali”- e pyeta.

“Kjo është një pyetje 1 milionë dollarëshe. Por në fakt shkaku ishte vajza. Ajo edhe pse e lindur në Itali, ka një lidhje të fortë me Shqipërinë për shkak të kushërinjve të mi dhe zgjodhi të studiojë këtu”.

Kështu Tirana ka fatin që në një ndër lagjet më të populluara që është “Don Bosko”, të ketë një restorant 100% italian. Tina (themeluesja) më siguroi që nuk bën kompromis me cilësinë. Kuzhinieri është italian, por që jeton në Shqipëri. Çdo produkt është me origjinë italiane dhe për këtë shefi i kuzhinës kujdeset personalisht. Madje shpeshherë nuk kishte hezituar t’i kthente mbrapsht furnitorëve, djathin apo sallamin që nuk kishin cilësinë e duhur.

E pazakonta e restorantit ishte një piano. Mbi të ishte e vendosur një tufë me lule, si për të të ftuar që të luaje disa nota muzikore.

“Il piano” është quajtur kështu sepse Tina kishte mbaruar studimet në “Akademinë e Arteve” për piano. Prandaj në lokalin e saj ajo ka menduar që çdokush që ka dëshirë mund të shkojë e të pushtojë sallën me tingujt e muzikës.

“Vëllezërit Prodani vijnë shpesh këtu. Madje edhe unë luaj herë pas here në piano”.

Megjithatë kuzhina është pika e fortë e “Il Piano-s”. Një ndër pjatat më të preferuara janë pastat të kombinuara me lloj-lloj përbërësish.

Image may contain: food and indoor

Nuk ngelej pas as “Cacio e Pepe”, një pjatë tipike dhe shumë e shijshme romane. Origjina e kësaj pjate është shumë e lashtë. Sekreti qendron tek salca kremoze dhe uji i paktë që përdoret për të gatuar spaghetti-t. Mos të flasim pastaj për djathin që i shton origjinalitetin kësaj pjate.

Image result for cacio e pepe

Tani e mësuat. Nëse doni të shijoni një pjatë si në Itali, por brenda kryeqytetit, nën tingujt e pianos që mund të bëhen magjike nëse kemi një natë spanjolle dhe me muzikë live shkoni tek “Il Piano”.

Image may contain: 7 people, people on stage and indoor

Për pak desh harrova. Nëse së fundmi keni bërë testin e intolerancës ushqimore dhe gluteni është kthyer në armikun tuaj apo të miqve, “Il Piano” ofron pastat pa gluten. Shumë shpejt edhe picat!

Nëse u bëtë kuriozë mjaftueshëm dhe doni të njiheni me menunë e këtij restoranti, fare kollaj mund ta bëni përmes celularit. Shkarkoni aplikacionin Snapfood, kërkoni për “Il Piano”, hidhini një sy pjatave dhe me një klik zgjidhni të preferuarën tuaj!

Lini një koment