Sugjerojmë:

Merluc në tavë me domate, pjata e shijshme e Lindjes së Mesme

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
45 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
284
2 speca të kuq të prerë dhe të grirë
2 qepë të kuqe, të prera në copa
250 g pomodorini
1 grusht ullinj të zinj
350 gr salcë domateje
400 gr fasule të koservuara
4 fileto merluci pa lëkurë (rreth 600 gr)
1 tufë borzilok

Ngrohni furrën në 220 gradë.

Vendosni specat, qepët, domatet dhe ullinjtë në një tepsi të madhe dhe të thellë për pjekje dhe piqini për 15 minuta derisa të fillojnë të zbuten dhe të digjen në skaje.

Hidhni salcën, fasulet dhe erëzat, më pas bëni 4 hapësira të vogla ku do të vendosni merlucin.

Kthejeni në furrë dhe gatuajeni edhe për 15 minuta të tjera derisa merluci të jetë pjekur.

Aromatizojeni me borzilok dhe shqërojeni me bukë të thekur të ngrohtë.

Komento