Menu javore për fëmijët 1-3 vjeç, nga dietologia Blerina Bombaj
Pas vitit të parë, qumështi i lopës me yndyrë të reduktuar, fillon të bëhet burimi kryesor i lëndëve ushqyese. 2-3 gota në total në ditë e përmbush këtë rol. Konsumi më i madh se kaq, i qumështit të lopës nuk këshillohet sepse mund të shkaktojë anemi dhe të spostojë marrjen e lëndëve të tjera ushqyese. Kurajohet praktika e pothuaj të të njëjtave ushqime me të rriturit, me disa specifika dhe përjashtime.
E hënë
• Mëngjes: 240ml qumësht të skremuar; 1 fetë (30gr) bukë thekre; 1 vezë të zierë me vaj ulliri, 15gr gjizë pa kripë dhe pak rigon; 1 frut të stinës (120gr)
• Drekë – Sallatë e ngrohtë me karota të ziera të prera në kubike, spinaq të zier, patate të ziera me lëng mishi (në kubikë të vegjël ose të shtypur), me pak limon dhe vaj ulliri. Pjatë kryesore: 50gr mish viçi me 30gr bizele, pak karotë, majdanoz, pak qepë, vaj ulliri, 1/5 hudhër; 20gr bukë thekre
• Zemër: 180ml kos; 30gr bukë thekre; 1 banane
E martë
• Mëngjes: 100ml kos me banane dhe tërshërë të zbutur; 1 vezë, vaj ulliri dhe pak rigon
• Drekë – Pjatë e parë: speca të kuq të pjekur me pak hudhër, vaj ulliri, të bluar në formë pureje. Pjatë kryesore: fasule të bardha të gatuara me karotë, selino, pak qepë, pak salcë domateje dhe vaj ulliri.
• Zemër: 30gr grur integral të lyer me gjizë të njomë; tarator me 100ml kos, vaj ulliri, koper dhe pak kastravec të grirë imët sa për aromë. 1 portokall ose 120ml lëng portokalli të shtrydhur
E mërkurë
• Mëngjes: (20gr) trahana më 15gr djathë të bardhë, vaj ulliri dhe bukë thekre; 2 mandarina
• Drekë – Pjatë e parë: Pure lulelakre më 40gr patate, lulelakër, pak hudhër, qumësht
• Pjatë kryesore: Supë pulë me oriz, selino, karotë, majdanoz, vezë, vaj ulliri.
• Zemër: 1 gotë qumësht (240ml); 30gr bukë thekre e pjekur me vezë: 1 frut të stinës (120gr)
E enjte
• Mëngjes: 1 kek me vaj ulliri, vanilje dhe portokall, 1 gotë qumësht.
• Drekë – Pjatë e parë: Perime të ziera si kungull, brokoli, karotë të servirur në copëza të vogla ose të shtypura; vaj ulliri, pak lëng limoni dhe pak majdanoz të grirë hollë për shije. Pjatë kryesore: 90gr patate pure me qumësht, vaj ulliri, 20gr djathë të bardhë.
• Zemër: 1 vezë të zier, kos me pak reçel kumbulle dhe tërshërë të zbutur.
E premte
• Mëngjes: 120ml qumësht me pak tërshërë të zbutur dhe të ëmbëlsuar me mollë dhe banane të shtypur.
• Drekë – Pjatë e parë: kungull, karotë të shtypur ose pure me vaj ulliri dhe djathë të bardhë (ose gjizë). Pjatë kryesore: makarona të vogla me 30gr mish të grirë, domate të freskëta në verë ose salcë në dimër, 15gr djathë kaçkavall, pak karota, vaj ulliri.
• Zemër: Sultjash me qumësht, oriz, pak sheqer, pak kanellë.
Menuja javore marrë nga blerinadiet.al Artikullin origjinal e gjeni këtu
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment