1 spec i kuq ose jeshil, i prerë përgjysmuar dhe i prerë në feta
1-2 speca djegës të kuq, të prerë dhe të pastruar nga farat
400 gr domate të konservuara të grira
1-2 lugë sheqer pluhur
4 vezë
1 tufë e vogël majdanoz i grirë
6 lugë kos të trashë, kremoz
2 thelpinj hudhre, te shtypura
Ngrohni vajin në një tigan me bazë të rëndë. Përzieni qepët, piperin dhe specat djegës.
Gatuajini derisa të fillojnë të zbuten. Shtoni domatet dhe sheqerin duke i përzier mirë. Gatuajini derisa lëngu të jetë pakësuar dhe rregullojeni me kripë dhe piper..
Me një lugë druri krijoni 4 xhepa në përzierjen e domates dhe thyeni vezët në to. Mbulojeni tiganin dhe gatuajini vezët në zjarr të ngadaltë derisa të mpiksen.
Rrahim kosin me hudhrën dhe e rregullojmë me kripë. E spërkasim me majdanoz dhe i shërbejmë nga tigani me kosin me shije hudhre dhe bukë të thekur.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento