Sugjerojmë:

Mbrëmje me miqtë në shtëpi? Si të shtrosh një tryezë për shumë të ftuar

Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm për personin që do t’i mirëpresë të ftuarit, veçanërisht nëse nuk ka ndihmë nga dikush tjetër. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur me pak organizim paraprak.

1. Sigurohuni një ditë më parë për numrin e të ftuarve

Kjo do t’ju lejojë të krijoni paraprakisht një plan në mendjen tuaj për pazaret dhe gjithçka që ju duhet për t’i mirëpritur të ftuarit në mënyrën e duhur. Mos harroni: Edhe nëse numri është i përcaktuar, gjithnjë gatuani dhe për 1 person extra. Nuk i dihet kurrë nëse dikush shfaqet papritur në derë ose dikush ka pak më tepër neps për pjatat tuaja të shijshme. Nëse diçka mbetet, ruajeni në frigorifer për të nesërmen.

2. Krijoni një menu dhe mos i lini gjërat për momentin e fundit

Merrni në konsideratë shijet por edhe alergjitë (nëse ka) të të ftuarve dhe krijoni një listë me gjithçka që dëshironi të shërbeni. Në varësi të kohëzgjatjes së gatimeve, filloni përgatitjen herët që të jeni gati në kohën e duhur.

3. Ofroni shumë opsione dhe lehtësojeni veten aty ku mundeni

Mundohuni që menuja të jetë sa më e larmishme duke filluar me antipasta, sallatra, pjata të para e të dyta dhe ëmbëlsira që të ketë diçka për çdo shije. Por duke qenë që kjo do të jetë goxha e mundimshme, mund të kurseni kohë e mund duke porositur online në Snapfood të paktën antipastat. Pjesa më e madhe e restoranteve ofrojnë antipasta të shumëllojshme me produkte të përzgjedhura me kujdes të cilat mund t’i porosisni paraprakisht dhe mjafton t’i organizoni bukur në një pjatancë për t’ua shërbyer miqve ndërkohë që merreni me organizimet e fundit. Të njëjtën gjë mund të bëni me ëmbëlsirën nëse nuk është pika juaj e fortë.

4. Mos neglizhoni pijet

Mbani gjithnjë një shishe rezervë për rastet kur mbrëmja është aq e bukur sa askush nuk do të çohet nga tavolina. Nëse edhe një shishe nuk bën punë, keni gjithnjë mundëinë për ta porositur në Snapfood.

Lini një koment