Sugjerojmë:

Mbi brusketa, sallatra dhe mbi të gjitha në pasta: Si të bësh vetë në shtëpi një pesto genovese

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
Kalori:
2 gota gjethe borziloku, të lara dhe të thara mirë
2 lugë stika pishe të thekura
2 lugë gjelle parmigiano të sapo grirë
1/4 lugë çaji hudhër të grirë
1/2 lugë çaji kripë kosher
1/4 filxhan plus 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
Piper i zi i sapo bluar

Në një procesor ushqimi, bëni bashkë borzilokun, stikat e pishës, parmigianon, hudhrën, kripën dhe përpunojini. Ndërsa motori është në punë, derdhni vajin derisa të inkorporohet.

Spërkatni me piper, sipas shijes.

Përdoreni menjëherë ose ruajeni në frigorifer me një copë mbështjellëse të vendosur pikërisht në sipërfaqen e pestos për të parandaluar zbardhjen, deri në 3 ditë, ose ngrijeni deri në 1 muaj.

Komento