Sugjerojmë:

Mbani veten të shëndetshëm dhe trurin akoma më shumë me këto 5 ushqime!

1.Kafe
Kafeina rrit vigjilencën e cila përmirëson kohën e reagimit, vëmendjen vizuale dhe të mësuarit pasiv. Kur konsumohet me moderim, zvogëlon rrezikun e depresionit.

 2.Çokollata e zezë
E përbërë nga 70% deri në 100% kakao të pastër, çokollata e zezë është një burim i shkëlqyeshëm i flavanoleve, polifenoleve dhe antioksidantëve të tjerë. Teksa është e njohur për aftësinë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin dhe për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular, çokollata e zezë është gjithashtu shumë e mirë për një mendje të mprehtë.

3.Shafrani i Indisë
Studimet mbi kurkumin, komponenti kryesor i saj mjekësor, kanë treguar se rrit shëndetin fizik për të përmirësuar imunitetin, për të mbrojtur kundër depresionit, për të mbrojtur zemrën dhe më shumë. Shafrani është gjithashtu tepër i mirë për trurin. Studime të shumta kanë zbuluar se ai mbron nga fillimi i sëmundjes Alzheimer.

4.Perimet jeshile
Brokoli, kalet, lakra, por edhe zarzavate të tjera, sigurojnë një burim të mirë të vitaminës K , një lëndë ushqyese kryesore për sinjalizimin e qelizave të trurit. Vitamina K është thelbësore për formimin e sphingolipideve, një lloj yndyre që gjendet me bollëk në membranat e qelizave të trurit.

5.Peshku
Acidet yndyrore Omega-3 janë ushqime të fuqishme të trurit. Gjetur në prodhimet e detit dhe butakët, burimet më të mira të omega-3 janë peshqit si  salmoni, ton, harengë, midhjet, sardelet, skumbri dhe troftë. Acidet yndyrore Omega-3 gjithashtu ndihmojnë për të mbrojtur trurin nga plakja./neps.al 

Lini një koment