Sugjerojmë:

Maskë me vaj ulliri dhe kanellë, për flokë që rriten shpejt

Le të flasim pak për elementet e kësaj maske dhe përfitimet që keni prej tyre.

Vajin e kokosit mund ta gjeni në një sërë recetash për flokësh, pasi ka aftësinë t’i hidratojë shumë ato.

Kanella ka aftësi antimikrobike gjë e cila ndihmon me rritjen e flokëve, kundër zbokthit, rënies së flokëve dhe forcon flokët tuaja deri në rrënjë.

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle vaj kokosi
  • 1 lugë gjelle kanellë

Udhëzime:

  • I bashkoni të dy përbërësit në një tas dhe i përzieni mirë.
  • Krihni flokët dhe aplikoni maskën duke filluar nga rrënja e deri tek majat.
  • Përdorni gishtat për të masazhuar skalpin e kokës. Tani i mblidhni flokët me ndihmën e një peshqiri.
  • I lini të qendrojnë për 30-45 minuta. Pas maskës i shpëlani flokët me shampo dhe kondicioner.

Kjo maskë është shumë e mirë dhe shumë efektive nëse përdoret një herë në javë./neps.al 

Lini një koment