Sugjerojmë:

Maskë me luleshtrydhe për një fytyrë që reflekton shëndet

Si thoni për një maskë me luleshtrydhe? Luleshtrydhet, janë frutat më cool të stinës, jo vetëm për shijen e mirë, por sepse, kur i konsumojmë në sasinë e duhur na bëjnë vërtet shumë mirë. 100 gr luleshtrydhe përmbajnë vetëm 33 kalori, përbërja e tyre është 90% ujë, janë plot vitaminë C, përmbajnë xilitol dhe janë të varfra në yndyra.

Ndihmojnë në drenazhimin e lëngjeve, forcojnë kapilarët, parandalojnë rrudhat, mbrojnë lëkurën nga rrezet UV dhe e bëjnë lëkurën më të bukur. Kështu pra, luleshtrydhet janë ideale për një maskë të freskët homemade:

  • 1 ose  2 luleshtrydhe
  • 4 lugë kafeje mjaltë
  • 3 lugë kafeje sheqer kane

Merrni luleshtrydhet dhe pritini në feta. Me ndihmën e një piruni shtypini mirë. Shtoni mjaltin dhe mjafton të krijoni një  përbërje të butë, homogjene dhe maska juaj është gati.

Aplikojeni duke bërë pak masazh në zonën T dhe tek mollëzat, më pas lëreni për 10-15 minuta. Kujdes, mos e hani gjatë kësaj kohe!

Shpëlani fytyrën me ujë të vakët dhe shijoni rezultatet! Nëse keni lëkurë të yndyrshme, përsëriteni dy herë në javë këtë maskë.

Lini një koment