Sugjerojmë:

Maskë me kafe për fytyra të lodhura

Mendoni për këtë maskë si për kafën tuaj në mëngjes. Është e domosdoshme! Sidomos për fytyrat që transmetojnë lodhje.

Pjesa më e mirë e kësaj maske është se mund të aplikohet në çdo lloj fytyre.

Çfarë ju duhet:

  • 1 lugë gjelle kafe
  • 1 lugë gjelle kakao pluhur
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm

Udhëzime: 

  • Në një enë filloni të trazoni kafen me kakaon.
  • Shtoni qumështin dhe krijoni një maskë homogjene.
  • Shtoni lëngun e limonit, mjaltin dhe aplikojeni maskën në fytyrën e pastër.
  • E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Image result for face mask with coffee

Kafeja në këtë maskë do ju ndihmojë së tepërmi për të reduktuar skuqjet dhe  inflamacionin. Qumështi përmban enzima të dobishme dhe ka veti antibakteriale.

Kakao ka antioksidantë të fuqishëm. Lëngu i limonit i jep fytyrës vitaminë C dhe e bën të shkëlqejë. Definitivisht duhet ta provoni këtë maskë.

Lini një koment