Një maskë pastruese si kjo, është shume e nevojshme për lëkurat me akne, apo problemet e tjera të lidhura me serumin e tepërt që shkaktojnë pika të zeza, lëkurë të yndyrshme ose acarime të lëkurës. Ky trajtim pastrues dhe detoksifikues ndihmon lëkurën të rigjenerohet dhe të rigjejë ekuilibrin. Të jetë përsëri e freskët dhe e shndritshme. Nëse e bëni këtë maskë njëherë në javë përgjatë një muaji, do të shihni rezultate të shkëlqyera.
Përbërësit:
- 2 lugë argjilë
- Një lugë kafeje mjaltë
- Një pikë vaj nga pema e çajit (tea tree oil)
- 2 pika vaj esencial livande
- Pak ujë

- Në një enë hidhni argjilën dhe ujin gradualisht, gjithmonë duke i përzier derisa të përftoni një pastë të butë dhe homogjene.
- Shtoni mjaltin, vazhdoni përzierjen dhe shtoni vajin e pemës së çajit dhe vajin esencial të livandës.
- Përzieni të gjithë përbërësit dhe me një furçë aplikoni maskën në fytyrë duke mos prekur zonën e syve.
- Lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët derisa të eliminoni çdo mbetje.
- Prisni një minutë dhe aplikoni krem hidratant në fytyrë.
Lini një koment