Sugjerojmë:

Maskë kremoze për ty që e ke fytyrën e thatë!

Fytyrat e thata tani në dimër kanë nevojë për shumë ndihmë. Këtu në Neps.al mund t’ju japim një dorë me një maskë natyrale, efektive dhe me pak kosto.

Hidhini një sy më poshtë:

Përbërësit:

  • 1 avokado
  • 30 ml kos
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 tas
  • 1 pirun

Udhëzime 

  • Në një tas bashkoni avokadon e shtypur, kosin, mjaltin, vajin e ullirit. I përzieni mirë me një pirun.
  • Aplikojeni maskën në fytyrën e pastër dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
  • Pas kësaj e lani me ujë të bollshën dhe e fshini fytyrën me një peshqir të pastër./neps.al 

Lini një koment