Sugjerojmë:

Maskë fytyre me maja birre, qetësuese edhe ushqyese në të njëjtën kohë!

Majaja e birrës lufton infeksionin dhe rekomandohet të përdoret për çdo lloj moshe (edhe nga adoleshentët, pasi lufton infeksionet dhe puçrrat e fytyrës).

Maska me maja birre është mjaft e thjeshtë dhe fare pa kosto. Mund ta përdorësh një ose dy herë në javë dhe lëkurën do ta kesh gjithmonë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme, pa asnjë rrudhë.

Çfarë duhet të bëni:

  • Një lugë gjelle maja birre e përzieni me pak ujë të ngrohtë.
  • Pasi masa të bëhet në formë brumi, përhapeni në fytyrë dhe në qafë.
  • Pasi ta kesh mbajtur për 20 minuta, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Pas kësaj maske, rekomandohet që fytyrën ta lyeni me pak vaj ulliri që të mos thahet!

Lini një koment