Kujdesu për fytyrën tënde çdo ditë, pasi kjo kërkon vetëm pak vullnet e kohë, e jo shumë para siç shumica mendojnë.
Maska më poshtë është natyrale dhe ka tri përbërës:
- Tërshëra- shërben si një scrub për fytyrën.
- Qumështi dhe çaji jeshil- shërbejnë si një antioksidant potencial për fytyrën. I japin fytyrës shkëlqim dhe butësi.

Do ju nevojitet:
- 1 lugë gjelle tërshërë
- 1 ½ gotë qumësht
- 1 qese çaj jeshil
Përgatitja:
- Në një blender bashkoni tri përbrësit së bashku. I përzieni derisa të bëhet masa homogjene.
- E lini mënjanë për disa minuta, derisa maska të thahet disi.
- Pastaj aplikojeni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta.
Aplikimi i kësaj maske 1 herë në javë, do përmirësojë ndjeshëm pamjen e lëkurës suaj./neps.al
Lini një koment