Sugjerojmë:

Maska natyrale me 3 përbërës që do të sjellë në terezi flokët tuaj të dëmtuar!

Neps.al ju sjell sot recetën e një maskë ushqyese, shumë e përshtatshme për muajin tetor kur dhe temperaturat priten të kenë një rënie. Kjo maskë kur përthithet nga floku, e rigjeneron atë dhe e ushqen. Madje përmirëson edhe majat e dëmtuara.

Çfarë ju duhet: 

  • ½ gotë vaj ulliri
  • 2 te verdha veze
  • 3 lugë gjelle lëng limoni

Udhëzime:

  • I përzieni të gjithë përbërësit në një enë.
  • Me anë të një shisheje spruco, njomni pak flokët tuaja.
  • Më pas aplikoni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut. Nëse keni shumë flokë dhe të gjatë aëherë shtoni sasinë e përbërësve.
  • E lini maskën të veprojë për 1 orë  dhe më pas e shpëlani flokun me ujë të bollshëm si zakonisht.Image result for hair mask

Rezultatet e maskës do ti vini re shumë shpejt, kur floku juaj të ketë volum, shkëlqim dhe jetë./neps.al 

Lini një koment