Sugjerojmë:

Maska me karotë për fytyra të ndjeshme

Karota është një aleat i shkëlqyer i fytyrave të ndjeshme. Në kombinim edhe me mjaltin ju mund të përgatisni brenda pak minutave një maskë speciale, e cila do të zbehë irritimin e lëkurës dhe në veçanti të skuqurat.

Çfarë ju duhet:

  • 1 karotë
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • Qëroni karotën dhe e grini imët.
  • Bashkojeni në një tas me mjaltin dhe i përzieni mirë.
  • Aplikojeni maskën në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
  • Në fund e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe e fshini fytyrën me një peshqir të pastër.

Rekomandohet të aplikohet 1 herë në javë.

Lini një koment