Sugjerojmë:

Maska më e mirë me shafran që lufton pikat e zeza dhe njollat e lëkurës

Erëzat në kuzhinë nuk përdoren vetëm për t’i shtuar shijen pjatave tona. Me to mund të realizojmë edhe një sërë maskash bukurie, që kanë efekte fantastike në lëkurën tonë.

Pak kosto, pak para, pak kohë, por shumë rezultate të mira!

Kësaj radhe ju sugjerojmë maskën me shafran.

Çfarë ju duhet:

  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 lugë çaji shafran pluhur
  • 1 lugë gjelle vaj bajameje
  • 3 lugë gjelle qumësht

Çfarë duhet të bëni:

  • Në një tas përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijoni një lloj paste.
  • Aplikojeni maskën në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
  • Në fund e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Kjo maskë është shumë efektive në drejtim të “luftës”  kundër akneve dhe njollave të lëkurës.

Për rezultate të mira përsëriteni këtë dy herë në javë, para mbrëmjes./neps.al 

Lini një koment