Edhe pse përbërësit e kësaj maske janë të ngrënshëm, sot Neps.al nuk e sjell për ta ngrënë. E sjell si një recetë të mirë për fytyrën tuaj pasi e hidraton lëkurën, e pastron, shërben si një tonik natyral, balancon pH për të gjitha tipet e lëkurës.
Doni më arsye për ta provuar?
Çfarë ju nevojitet:
- ¼ avokado
- 2 lugë gjelle mjaltë (të lëngshëm)
- ½ lugë çaji me uthull molle
Udhëzime:
- Kombinoni avokadon, mjaltin dhe uthullën në një blender. I përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
- Nëse nuk ju ndodhet një blender mund ta bëni edhe manualisht, vetëm se duhet ta shtypni mirë avokadon me pirun.
- Aplikoni një shtresë të hollë në lëkurën e thatë të fytyrës.
- E lini të thahet dhe e shpëlani pas 10 minutash.
Kjo maskë është e përshtatshme edhe për një përdorim tjetër brenda javës, prandaj mund ta ruani masën e mbetur në frigorifer./neps.al
Lini një koment