Sugjerojmë:

Marmelatë me lëkurat e mollëve dhe dardhave. Receta për t’u përgatitur në shtëpi, me produkte biologjike

Marmelatë me lëkurat e mollëve dhe dardhave

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Një recetë perfekte për të lyer bukën në mëngjes dhe për bë mbushur tortat e krostatat. Gjithashtu nuk ju lejon të çoni dëm lëkurat e mollëve e dardhave të cilat janë plot vitamina dhe antioksidantë.

Ingredientët

  • Lëkurat e 5 mollëve dhe/ose dardhave biologjike
  • 1 gotë sheqer kane
  • Lëngu i një limoni
  • Xhinxher dhe kanellë (sipas dëshirës)

Udhëzimet

1

Si fillim, sigurohuni të përdorni fruta biologjike për të evituar pesticidet që mund të mbajë lëkura.

2

Lani mirë dardhët dhe mollët, qërojini dhe më pas lagini me lëngun e limonit.

3

Në një tenxhere, ngrohni dy gota ujë me gjysmën e sheqerit, shtoni lëkurat dhe gatuajeni ziejini derisa uji të avullojë. Pa e fikur zjarrin, shtoni dy gota të tjera ujë dhe pjesën e mbetur të sheqerit. Ziejini derisa të merrni një përbërje të trashë. Sipas shijes suaj, shtoni edhe pak xhinxher ose kanellë.

4

Nëse nuk do ta konsumoni menjëherë, ruajeni marmelatën në vazo të sterilizuara mirë.

Lini një koment