Sugjerojmë:

Makarona me lakër dhe pançetë, një mrekulli e kuzhinës!

4 feta pancetë proshutë
1 qepë
1 çerek koke lakër bardhë e grirë si për gjellë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpe
Pak fara finoku – opsionale
Makarona tip fjongo ose guackash
Kripë
Piper i zi

1.Në një tigan të madh me kapak, skuqni filimisht pançetën sa të bëhet disi kërce dhe pastaj e heqim nga tigani dhe e presim në copa të vogla.

2.Shtoni tek i njëjti tigan qepën e prerë për së gjati dhe skuqeni pak minuta me vajin e ullirit.

3.Shtoni dhe e gatuani në zjarr mesatar duke e trazuar herë pas here derisa te zbutet.

4.Nese gjella thahet shumë mund të shtoni pak ujë gjatë zierjes.

5.Ideja është që copat e lakrës të karamelizohen pak.

6.Shtoni kripë e piper të zi.Kur të jetë pothuajse gati shtoni gjalpin.

7.Ndërkohë që lakra gatuhet zieni makaronat.

8.I kulloni dhe i bashkoni me lakrën, shtoni dhe pançetën.

9.Kur i shërbeni nëpër pjata mund të shtoni pak djathë kaçkavall.

Lini një koment