Sugjerojmë:

Luftoni yndyrën që ka shpërthyer në kuzhinën tuaj me këtë truk të thjeshtë

Të gatuash është bukur, derisa vjen ai momenti që duhet të lash një mal me pjata, e të pastrosh me gjasa atë ydnyrën që ka shpërthyer në kuzhinën tuaj.

Nëse nuk ju ndodhen detergjentë për momentin, apo keni alergji ndaj tyre, ne ju sugjerojmë një metodë shumë të thjeshtë dhe efikase.

Kostoja? E papërfillshme!

Përbërësit:
-një limon
-ujë i nxehtë
-një peshqir

Përgatitja:

  • Në një enë me madhësi mesatare hidhni një kokërr limon. Pastaj shtoni pak ujë të nxehtë.
  • Këtë përzierje aplikojeni në atë pjesë të kuzhinës ku yndyra ka shpërthyer dhe është ngurtësuar.
  • Lëreni për 10 minuta dhe më pas fshijeni me një copë të pastër.

Kuzhina juaj do të ketë shkëlqimin e mëparshëm. Provojeni dhe do të mbeteni të habitur nga rezultatet!/neps.al 

Lini një koment